Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin ka diskutuar për një epokë të re në partneritetit.
Presindetja Osmani ka thënë se mbështetja e Emirateve të Bashkuara Arabe në kohën më të vështirë për popullin tonë është dëshmi e lidhjes së fortë në mes të dy shteteve tona.
“Kjo mbështetje u rikonfirmua sot në takimin me Lartmadhërinë e tij, Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin diskutuam për një epokë të re në partneritetin tonë”, ka thënë ajo.
Osmani ka theksuar se në takim është diskutuar hollësisht potenciali i zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, rritjes së investimeve në sektorë strategjik dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“E përgëzova për organizimin e suksesshme të COP28 – konferencës kryesore globale për ndryshimet klimatike, në të cilën konferencë Kosova po mer pjesë për herë të parë në nivelin më të lartë shtetëror, me ftesë të Lartmadhërisë së Tij. Mirënjohës pafundësisht për mikpritjen e jashtëzakonshme” ka shkruar Presidentja Osmani./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.