×
  • Sport
  • Sport

    Ruiz paralajmënon Joshuan: Do t’i jap fund karrierës tënde në shkretëtirë

    Reporteri
    24 Gusht 2019 | 12:27

    Andy Ruiz e ka paralajmëruar Anthony Joshuan se do t’i përfundoj karrierën më rimeçin që do të zhvillohet në Arabinë Saudite në fund të këtij viti.


    Meksikano-amerikani i befasoi të gjithë më 1 qershor duke e nokautuar amerikanin dy herë brenda përballjes, për ta përfunduar luftën në raundin e shtatë në Madison Square Garden.

    Ruiz jo vetëm i shkaktoi humbjen e parë Joshuas në karrierë, por edhe i mori tre titujt e kampionit të botës, WBA, WBO dhe IBF.

    “Në luftën time të parë kam shkruar histori, u bëra i pari meksikano-amerikani që e fiton titullin e kampionit e peshave të rënda në botë”, ka shkruar numri një i boksit në botë.

    “Jam i nderuar që Arabia Saudite më ka ftuar mua. Unë kamë pranuar rimeçin me AJ dhe jam duke shikuar që t’i përfundoj karrierën në shkretëtirë. Mos e humbisni luftën”, ka shkruar më tej Ruiz.

    Ruiz dhe Joshua do të përballen më 7 shtator në Arabinë Saudite në një arenë që ka kapacitetin e 12 mijë ulëseve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!