Cristiano Ronaldo shënoi ndeshjen e 1200 profesionale të karrierës së tij duke shënuar një gol dhe duke asistuar një tjetër për klubin e Arabisë Saudite, Al-Nassr.
Skuadra e drejtuar nga Luis Castro triumfoi sonte ndaj Al-Riyadh, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.
Ndeshja e zhvilluar në “KSU Stadium” përfundoi me rezultatin 4:1.
Ylli portugez ishte autor i goli të parë (33′), teksa asistoi edhe te goli i dytë i shënuar nga Otavio (45+3′). Dy golat tjerë u shënuan nga Anderson Talisca (67′, 90+4′).
Sulmuesi portugez është golashënuesi më i mirë i Ligës Saudite Pro me 16 gola në 15 ndeshje këtë sezon.
Liga Saudite Pro konfirmoi në rrjetet sociale se Ronaldo kishte arritur momentin historik dhe lojtari më vonë postoi në Instagram: “Tre pikë të tjera! Faleminderit të gjithë bashkëlojtarëve të mi që më ndihmuan të arrij ndeshjen time të 1200-të. Çfarë udhëtimi!”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.