Java e 12-të e Superligës së Kosovës në basketboll do të mbyllet sot, pasi të jenë zhvilluar dy ndeshjet e para.
Fillimisht, nga ora 17:00 do të takohen Istogu dhe Peja. Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Karagaçi”, me Istogun në cilësinë e vendasit, shkruan Gazeta Express.
Istogasit kanë një fitore e dhjetë humbje, ndërsa kampionët e Kosovës tani renditen në vendin e dytë me tetë fitore e tri humbje.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro do të zhvillohet në “Minatori”, me liderët e tabelës, Trepçën, që pret Proton Cable Prizrenin.
Mitrovicasit kanë bilanc prej nëntë fitoreve e dy humbjeve, kurse prizrenasit kanë katër fitore e shtatë humbje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.