×
  • Lajme
  • Shqipëria / Vlorë

    Kapen 500 kilogramë kanabis në Shqipëri, destinacion kishin Turqinë

    Reporteri
    12 Dhjetor 2023 | 11:06

    500 kilogramë kanabis janë kapur gjatë një operacioni të madh policor që u zhvillua në Vlorë.

    Në operacionin e koduar “Reset”, ku morën pjesë edhe forcat speciale “Renea”, u arrestuan shtatë persona.

    Të dyshuarit janë: Idriz Meminaj, Romir Meminaj, Emanuel Meminaj, Nertin Gjoni, Xhuliano Gjoni, Laurert Likaj dhe Altin Meçi.

    E po ashtu disa persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

    Droga ishte e ndarë në 34 paketime dhe ishte e gatshme për shitje, njofton Policia Shqiptare.

    Destinacion final i lëndës narkotike ishte Turqia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!