Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkuar në Manchester, nga ku ndoqi lojën mes Bayern dhe Manchester United, shkruan Reporteri.net.
“Sonte, jam këtu në Mançester, për të ndjekur ndeshjen e rëndësishme, “Djajtë e kuq” kundër bavarezëve, ku janë dy trajner të mirënjohur përball njëri-tjetrit, Erik Ten Hag dhe Thomas Tuchel. Atmosferë e jashtëzakonshme, pritet lojë e mirë në garën e Ligës së Kampionëve dhe rikthim i Mançesterit”, shkroi Lladrovci në Facebook bashkë me një video.
Ndeshja mes MUN dhe Bayern, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve përfundoi me rezultat 0:1 për mysafirët nga Gjermania.
Humbja në ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A nënkupton që MUN eliminohet nga Liga e kampionëve dhe nga garat evropiane në përgjithësi. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.