×
  • Sport
  • Sport

    Ballkanin e pret sfida e vështirë, kjo është forma e Dinamo Zagrebit në ndeshjet e fundit

    Reporteri
    14 Dhjetor 2023 | 10:22

    Ballkani do të zhvilloj sonte ndeshjen e fundit dhe më të rëndësishme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

    Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me gjigantin kroat Dinamo Zagreb në stadiumin legjendar ‘Maksimir’.

    Suharekasit kanë udhëtuar drejt Zagrebit ditën e djeshme dhe janë gati për një ndeshje që pritet të jetë e rivalizuar deri në sekondat e fundit.

    Dueli mes Dinamo Zagreb dhe Ballkanit zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

    Skuadra e Dinamo Zagreb po kalon në formë të mirë, gjiganti kroat në 5 ndeshjet e fundit ka arritur gjithsej 4 fitore dhe një barazim.

    Në ligën elitare të Kroacisë, Dinamo e Zagrebit renditet në pozitën e dytë me 33 pikë, 7 më pak se lideri, Hajduk Split.

    Në ndeshjet si vendas kundërshtari i Ballkanit ka arritur 6 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje duke shënuar gjithsej 14 gola dhe pësuar pesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!