Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë pësuar humbje në ndeshjet gjysmëfinale, por kanë mbetur në garë për medaljen e bronztë në Kampionatin e Hapur Evropian që po mbahet në Prishtinë.
Xhudistja jonë, Distria Krasniqi është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit të Hapur Evropian, duke u mposhtur në gjysmëfinale nga izraelitja Timna Nelson Levy.
Distria u mposht me ‘waza-ari’ në kohën shtesë për t’u eliminuar nga gara për medaljen e artë.
Njësoj ndodhi edhe me Nora Gjakovën, e cila u mposht në gjysmëfinale nga Eteri Liparteliani e Gjeorgjisë.
Nora u mposht me ‘ippon’ nga kundërshtarja e tij.
Megjithatë, të dy xhudistet kosovare janë në garë për medaljen e bronztë me anë të repesazhit, ku Distria do të ndeshet me Kaja Kajzer, ndërsa Nora me Priscilla Gneto.
Në rast fitoreje të të dyjave, atëherë do ta kemi një ndeshje tërësisht kosovare në luftën për medaljen e bronztë.
Akil Gjalova, siguron finalen e Kampionatit Evropian
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.