×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vetura del nga rruga, vdes 33 vjeçari

    Reporteri
    25 Gusht 2019 | 18:49

    Një 33-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur pasditën e sotme, në aksin rrugor Klos-Dars.


    Sipas policisë “shtetasi B.K, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën pasagjeri Q.V, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Xibër”

    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!