×
  • Sport
  • Sport

    Majlinda sot lufton për medalje, por kaq rrugë e vështirë e pret

    Reporteri
    26 Gusht 2019 | 8:25

    Majlinda Kelmendi sot  do të garojë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po zhvillohet në Tokio të Japonisë.


    Garat filluan dje – ku Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë – derisa do të zgjasin deri më 1 shtator.

    Shorti i hedhur për këto gara për Majlindën është i pavaforshëm sepse do të përballej si me Ai Shishimen, ashtu edhe me Uta Aben – dy japonezet që shihen si kundërshtare shumë të forta – para finales.

    Majlinda, në kategorinë -52 kilogramë në rrethin e parë është e lirë, derisa për rrethin e dytë, shorti e ka vënë përballë fitueses së duelit Madelene Rubinstein – Luz Olvera.

    Në rrethin e radhës, ajo në rast fitoreje do të ndeshej me fituesen e dueleve ndërmjet Sabiana Anestor e Tinka Easton, dhe Agata Perenc e Salimata Fofana.

    Më pas, ajo mund të ketë përballë japonezen 25-vjeçare Ai Shishime, në çerekfinale të kampionatit botëror, në rast se triumfon edhe ndaj fitueses nga katërshja Anestor – Easton e Perenc – Fofana, gjithnjë në rast se fillimisht e kalon fituesen e duelit Olvera – Rubinstein.

    Majlinda më pas do të mund të përballej me Uta Aben, që shihet si dueli më interesant i mundshëm në këtë kampionat botëror.

    Abe, ashtu si Majlinda, kanë thënë se mezi do e prisnin përballjen ndaj njëra tjetrës.

    Por, dueli ndërmjet Majlindës e 19-vjeçares Abe, nuk do të ishte në finalen e madhe për medaljen e artë, por në gjysmëfinale.

    Të dy xhudistet do të duhet të mposhtin të gjithë kundërshtarët deri në çerekfinale, ku më pas në gjysmëfinale do të ndesheshin me njëra-tjetrën.

    Abe është një herë kampione e botës, kur në Baku vitin e kaluar e kishte fituar medaljen e artë.

    Majlinda, dy herë kampion e botës, kishte fituar të artën në Rio në vitin 2013, dhe në vitin 2014 në  Chelyabinsk.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!