Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën për media pas mbledhjes dy ditore të Qeverisë në Lezhë ka folur edhe për vizitën e tij në Prishtinë, të premtuar nëntorin e vitit të kaluar.
Kreu i Qeverisë shqiptare tha se tha se kjo nuk ka ardhur për shkak të ndonjë problemi më Prishtinën zyrtare, por tha se ishte në pritje të disa zhvillimeve, që sipas tij tashmë kanë ndodhur.
Ai theksoi se vizita me patjetër që do të ndodhë.
Ndërkohë, sa i përket marrëdhënies me Albin Kurtin, ai tha se pret që ta takojë në takimin rajonal që është planifikuar të zhvillohet brenda pak ditësh në Shkup.
“Për pak ditë do jem në Shkup për një takim rajonal dhe shpresoj që do jetë Kryeministri i Kosovës dhe besoj që do takohemi, nuk e kam realizuar vizitën atje aq shpejt sa unë mendoja në atë moment, por jo për shkaqe që lidhen me ndonjë problem në Prishtinë, por sepse kam pritur disa zhvillime që edhe kanë filluar të ndodhin dhe pastaj do shkoj patjetër”, përfundoi Rama në fjalën e tij në mbyllje të takimit dy ditor në Lezhë.