×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Një 24-vjeçar gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren

    Reporteri
    10 Janar 2024 | 17:20

    Një 24-vjeçar sot rreth orës 15:00 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën Sefedin Laqi në Prizren.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

    Policia dhe Prokuroria kanë filluar hetimet dhe po trajtohet si hetim i vdekjes.

    “Policia e Kosovës rreth orës 15:00 ka pranuar një informatë se në rrugën “Sefedin Laqi” gjendet një person pa shenja jete. Në lidhje me këtë rast njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se në një dhomë të shtëpisë gjendet një trup i pajetë. Viktima është mashkull i lindur më 1999, por afër tij u gjendë edhe një armë zjarri. Në këtë rast Policia dhe Prokuroria kanë filluar hetimet dhe po trajtohet si hetim i vdekjes”, tha Gashi për Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!