×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Molliqaj: Kurti ka dialoguar më së keqi deri tash, po shkojmë drejt një autonomie

    Reporteri
    10 Janar 2024 | 23:50

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ishte i ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin DPT te Fidani në ATV. Molliqaj, foli për aktualitetin politik, transmeton Reporteri.net.

    “Kjo qeveri po shet autonomi. Ditën kur e pranoi draft-statutin e Asociacionit kjo u kuptua”, u shpreh Molliqaj.

    Molliqaj ka folur edhe për kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    “Vuçiqi po e shantazhon Evropën. Edhe çuditërisht është duke pasur sukses sepse Evropa po e merr me të mirë. Obligimet e Brukselit ai po i realizon”, u shpreh Molliqaj, duke shtuar se “drama po bën por po kryen punë”.

    “Ai ka thënë se krejt çka po do Prishtina është të na fus në luftë me NATO-n. Por ne nuk po shkojmë andej, është strategji e mirë e PR, nuk do të shkojmë në luftë”, tha Molliqaj.

    Molliqaj ka folur edhe për vazhdimin e dialogut.

    “Rezultati doli se Kurti ka dialogur më së keqi. Marrëveshjet që i kamë parë, drafti, tregojnë se janë më të këqija se të vitit 2013 e 2015. Ne kemi pasur të drejtë kur kemi thënë se kjo është pika më e dobët e tij”, tha Molliqaj.

    Molliqaj shtoi se Kosova “po shkon drejt një autonomie”.

    “Po vjen koha që duhet t’i themi Kurtit që ti po normalizon një shtet autoritar”, tha ai.

    Molliqaj ka folur edhe për opozitën.

    “Nëse flasim në kuptimin e mirëfilltë të diskursit opozitar, nuk ka opozitë Kosova në parlament, jo pse s’jemi ne, por pernime nuk ka”, u shpreh Molliqaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!