×
  • Lajme
  • Lajme / Viroza

    Gripi sezonal, mbi 300 pacientë brenda ditës kërkojnë ndihmën mjekësore

    Reporteri
    11 Janar 2024 | 7:28
    Ilustrim

    Të gjithë një nga një po presin që të marrin një numër në sportel.

    Rendi është i gjatë, e shërbimi të cilët këta pacient po kërkojnë tek qendra kryesore e mjekësisë familjare në Prishtinë, është pothuajse i njëjtë.

    Një virozë sezonale, është bërë shkas që këta persona pa dallim moshe të kërkojnë ndihmën mjekësore.

    “ Pak pa qef një fytë pom dhemb nifar gripi i keq po thonë , erdha e morra një njeksi, nuk na ra me prit shumë nja pesë minuta”, ka thënë Rasim Gerbeshi-Banor i Prishtinës.

    “Qiky virus, më gjith se nuk shkoj shumë të mjeku por erdha mi marr do hapa, që katër ditë jom me këtë grip”, ka thënë Drita Azemi-Banore e Prishtinës.

    Mbi 300 persona në ditë po kërkojnë ndihmën e stafit mjekësor për të tejkaluar këtë viroz.

    “Ne kemi prej 200 deri në 250 vizita, tashmë këto shifra e tejkalojnë 300 brenda ditës, kur i ndajmë në proporcjonë më numrin e vizitave për mjekë janë mbingarkesë për mjekun sepse dyfishohet numri për vizita”, Bujar Gashi-Drejtor i QKMF-së në Prishtinë.

    Ky virus sipas specialistëve mjekësorë po dallon nga viruset e tjerë pasi qe kohëzgjatja e tij është më shumë se shtate dite.

    Në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Prishtinë, janë bërë edhe testime për covid-19, por që sipas udhëheqësve të qendrës, deri tash nuk ka ndonjë pacient që ka dal pozitiv./dukagjini

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!