×
  • Lajme
  • Lajme / Pa shenja jete në banesë

    Policia po e heton vdekjen e 24 vjeçarit në Prizren

    Reporteri
    11 Janar 2024 | 8:49

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke e hetuar vdekjen e një të riu dje në Prizren.

    Sipas Policisë, viktima është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren.

    Në vendin e ngjarjes është gjetur një pushke automatike me të cilën dyshohet që viktima ka qëlluar veten

    “HETIM I VDEKJES

    Rr. Sefedin Laqi, Prizren 10.01.2024 – 14:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur një pushke automatike me të cilën dyshohet që viktima ka qëlluar veten. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, njofton Policia e Kosovës.

    Viktima është 24 vjeçar. /Reporteri.net/

    Një 24-vjeçar gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!