×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Kurti po flet për luftë sepse do të na shesë autonominë

    Reporteri
    11 Janar 2024 | 11:33

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mundohet “të shesë autonominë”. I ftuar në emisionin DPT te Fidani, Molliqaj ka kritikuar qeverisjen aktuale, transmeton Reporteri.net.

    “Ditën kur e pranoi draft-statutin e Asociacionit në takim me presidentin francez Emmanuel Macron e kancelarin gjerman Olaf Scholz, dhe të tjerë nga Komisioni Evropian, ai tha se Asociacioni është paqe, bashkëpunim, bashkëjetesë, ndarja është ide e vjetër. Sa më shumë i afrohemi hapave të zyrtarizimit të autonomisë, aq më shumë flasin për luftë”, u shpreh Molliqaj.

    Molliqaj thotë se me këtë Qeveria tenton të shantazhojë dy kategori në Kosovë.

    “Një është një pjesë e madhe opozitare dhe dy, qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Molliqaj.

    Molliqaj: Kurti ka dialoguar më së keqi deri tash, po shkojmë drejt një autonomie

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!