×
  • Lajme
  • Lajme

    Arifi: Heqja e vizave nga Emiratet ofron potencial të jashtëzakonshëm ekonomik për kompanitë kosovare

    Reporteri
    11 Janar 2024 | 12:28

    Ish ambasadori i Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi ka reaguar pas heqjes së vizave nga ana e Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Arifi ka mirëpritur këtë vendim duke e quajtur të favorshëm për sferën ekonomike.

    “Lajmi për hjekjen e vizave nga ana e Emirateve është lajm shumë i mirë për Kosovën. Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë vetëm vend i rëndësishëm politik në Lindjen e Mesme apo destinacion turistik global por mbi të gjitha është vendi i pestë në botën e rieksporteve globale (trade hub) dhe ofron potencial të jashtëzakonshëm ekonomik për bashkëpunim jo vetëm me kompanitë e këtij vendi por me të gjitha kompanitë botërore. Kjo është një lehtësim jo i vogël për kompanitë e Kosovës”- ka shkruar Arifi në rjetine tij social Facebook.

    Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!