×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi me Bohumil Mazanek

    Maqedonci pret në takim ambasadorin e Çekisë, flasin për sigurinë në vend

    Reporteri
    11 Janar 2024 | 15:31

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek.

    Në këtë takim, Maqedonci e ka falënderuar ambasadorin çek për mbështetjen e Republikës së Çekisë nëpër të gjitha proceset e shtet ndërtimit si edhe kontributin e dhënë në kuadër të misionit të NATO-s.

    “Në takim u bisedua lidhur me situatën momentale të sigurisë në vend dhe përkrahjen e shtetit të Çekisë në rrugën drejt partneritetit për paqe dhe iniciativave tjera, ku ministri Maqedonci theksoi se kjo është e vetmja mënyrë që garanton paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu, në takim është biseduar për rritjen e mëtejme të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe mundësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim në mes të ministrive të mbrojtjes të të dyja vendeve, e cila do t’i hapte rrugë këtij bashkëpunimi.

    Nga ana e tij, ambasadori çek ka shprehur kënaqësinë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe ka theksuar se vendi i tij do të vazhdojë fuqishëm të mbështesë Republikën e Kosovës në rrugën drejt integrimit euro-atlantik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!