×
  • Lajme
  • Lajme / Blerje ushtarake

    Konfirmohet: Kosova ka porositur nga ShBA-ja raketat “Javelin”

    Reporteri
    11 Janar 2024 | 16:24

    Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka konfirmuar porositjen e raketave antitank “Javelin” .

    Nga kjo ministri kanë thënë që Kosova ka marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerje ushtarake përmes programit FMS, raporton Klan Kosova.

    Përmes këtij programi Kosova është e paraparë të kryejë blerje ushtarake përfshirë edhe sistemin Javelin dhe sisteme të tjera moderne ushtarake.

    Lajmi se Amerika ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e këtyre raketave fillimisht e bëri të ditur nga Presidenca e Serbisë pas takimit që ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill që pati sot me presidentin e këtij vendi Aleksandër Vuçiq.

    Sipas kumtesës, i dërguari i Washingtonit në Beograd, ka bërë me dije se Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Kosovës, Kongresit Amerikan, i cili edhe fillon procedurën zyrtare për blerjen e raketave “Javelin”

    Çfarë janë dhe për çka shërbejnë raketat Javelin, anti-tanket e SHBA’së që Ukraina i përdori kundër autoblindave ruse

    Çka janë raketat Javelin dhe për çka shërbejnë ato? 

    Raketa prodhohet që nga viti 1994 dhe çdo herë është përmirësuar. Ushtria amerikane e përdori për herë të parë këtë raketë në Irak dhe Afganistan më 2003.

    Raketa Javelin u bë e njohur në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Ukraina i ka përdorur gjerësisht këto raketa për shkatërrimin e automjeteve të blinduara ruse. Përdoret edhe për shkatërrimin e tankeve.

    Ky sistem raketor drejtohet automatikisht drejt objektivit pas lëshimit. Ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë pas lëshimit dhe mund ta ngarkojnë për gjuajtjen e radhës. Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë (540 km/h) pasi të lëshohet.

    Raketat Javelin rrallë huqin objektivin. Veprojnë në një distancë nga 65 deri në 4000 metra.

    Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë.

    Ushtria amerikane ka prodhuar afro 38 mijë raketa të tilla deri tash. Rreth 20 deri në 25 mijë prej tyre janë përdorur në luftëra apo aksione të ndryshme – pjesa tjetër është përdorur për testime.

    Çfarë janë dhe për çka shërbejnë raketat Javelin, anti-tanket e SHBA’së që Ukraina i përdori kundër autoblindave ruse

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!