×
  • Lajme
  • Lajme / Situata e sigurisë

    Komandanti i KFOR-it për herë të dytë në Beograd, takohet me shefin e shtabit të ushtrisë serbe

    Reporteri
    11 Janar 2024 | 19:00

    Komandanti i KFOR-it në Kosovë, MG Özkan Ulutaş, ka vizituar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq në Beograd.

    Kështu thuhet në komunikatën e KFOR-it, të enjten.

    “Komandanti i KFOR-it, MG Özkan Ulutaş, ka vizituar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq, në Beograd. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Kosovë dhe u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë”.

    Kjo është vizita e dytë e Ulutas në Beograd që kur mori mandatin.

    KFOR ka mandat të OKB-së për çështjen e sigurisë në Kosovë, e sidomos në veriun e vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!