Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka treguar se mbi 110 mijë qytetarë lëvizën për 10 ditë përmes këtij aeroporti.
Gara tha se ka kërkesa më të mëdha për shkak të festave të fundvitit, por edhe për shkak të liberalizimit të vizave.
“Shumica e qytetarëve kanë marrë informacionin e duhur pasi që kanë marrë fletushka në aeroport nga Ministria e Jashtme se cilat kushte duhet plotësuar për të udhëtuar pa viza”, tha Gara për Klanin.
Ajo shtoi se në ditët në vijim do të dalin me statistika të përgjithshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.