Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Siç ka njoftuar Policia, në këtë rast janë përfshirë katër persona të dyshuar, nga të cilët ka pasur të shtëna me armë zjarri. Si rezultat i kësaj, njëri prej të dyshuarve është plagosur dhe është duke u trajtuar në QKUK.
Policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme, duke arrestuar dy nga të dyshuarit.
Ndërsa, dy prej dyshuarve të tjerë gjenden në arrati.
Vendimi për lirimin e dy të arrestuarve është marrë në procedurën e rregullt nga prokurori.
“Raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si pasojë, një i dyshuari është plagosur dhe është trajtuar në QKUK. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.