×
  • Lajme
  • Lajme / Identifikimi

    Tentoi ta kalonte pikën kufitare në Jarinje pa dokumente, i dyshuari për vjedhje kapet nga policia

    Reporteri
    12 Janar 2024 | 10:57
    Foto ilustruese

    Në pikën e kalimit kufitar në Jarinje, sot Policia e Kosovës ka arrestuar një person që e ka hasur pa dokumente përkatëse, duke tentuar ta kalojë kufirin, shkruan Reporteri.net.

    “Gjatë kontrollimit kufitar të udhëtarëve, në autobusin e vijës së rregullt Mitrovicë-Beograd, është hasur personi V.O., (viti i lindjes 1996, mashkull kosovar), i cili nuk posedonte asnjë dokument identifikimi, përveç një raporti mbi ‘raportimin e dokumenteve të humbura’”, njofton PK-ja.

    Policia thotë se me qëllim të verifikimit të identitetit të personit dhe sqarimit të rrethanave, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore (kontakti me SP Deçan dhe intervistimi i personit).

    “Gjatë realizimit të procedurave policore, ka rezultuar se personi është i dyshuar për vjedhje të automjetit më 11.01.2024 rreth orës 21:30 në një fshat të Deçanit. Rasti është raportuar në Stacionin Policor Deçan, gjersa është zbuluar edhe vendndodhja e veturës së vjedhur (rruga ‘Isa Boletini’ Mitrovicë Jugu). Po ashtu, gjatë kontrollit të detajuar, personit të dyshuar i janë gjetur një palë çelësa që dyshohet se i përkasin veturës së vjedhur. Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës”, njofton PK-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!