Gazeta e njohur amerikane Associated Press, ka shkruar për kërkesën që Kosova ia ka bërë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për blerjen e raketave anti-tank Javelin, në vlerë prej 75 milionë dollarësh, gjë që u konfirmua nga Departamenti amerikan i Shtetit se është aprovuar kërkesa, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
AP shkruan se Shtetet e Bashkuara kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank Javelin, the përmes se kjo iu kumtuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq, nga ambasadori amerikan në Serbi, i cili shprehu “zhgënjim të thellë”.
Pentagoni thotë se kjo shitje e propozuar do të mbështesë qëllimet e politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, e cila është “një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë”.
Tutje theksohet se në një deklaratë të zyrës së Vuçiqit thuhet se ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, i tha atij se Departamenti i Shtetit i SHBA-së do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongres, i cili shqyrton shitjet e armëve për vendet e huaja.
Pentagoni në njoftimin që e ka lëshuar ka njoftuar se Republika e Kosovës ka kërkuar të blejë 246 raketa Javelin FGM-148F.
Sipas njoftimit të Pentagonit, që ka dhënë më shumë detaje rreth raketave, janë raketa fluturuese që Kosova pritet t’i blejë dhe 24 njësi lëshimi të Komandës së Lehtë Javelin (LWCLU).
DASH-i po ashtu tha për Gazetën Online Reporteri.net se më 11 janar administrata amerikane ka njoftuar Kongresin për propozimin e programit për Shitjet e Huaja Ushtarake (FMS) për rastin e shitjes së raketave Javelin dhe pajisjeve të tjera të lidhura me to për Kosovën./Reporteri