×
  • Lajme
  • Lajme / Spanja s'ndryshon qëndrim

    Krydiplomati spanjoll: Njohja e pasaportave të Kosovës s’do thotë njohje e pavarësisë

    Reporteri
    12 Janar 2024 | 13:45

    Ministri i Spanjës për Punë të Jashtme, Jose Manuel Albares, ka thënë se vendimi për njohjen e pasaportës së Kosovës nuk është rezultat i ndonjë negociate me partitë katalunase që po e përkrahin Qeverinë e Sanchez.

    “Aspak”, ka thënë prerazi Albarez, shkruan “Europa Press”.

    Albarez ka thënë se njohja e pasaportës nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës apo sovranitetin dhe se është një vendim “i përkrahur nga këshilltarë ligjorë spanjoll si dhe këshilltarë ligjorë nga vende të tjera”

    “Vendet që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, pesë në Bashkimin Evropian, kanë pranuar pasaportat e Kosovës në mënyrë që të kenë mundësi të hyjnë në zonën Shengen siç është rënë dakord në mars në Këshillin Evropian. Përveç kësaj, kjo nuk do të thotë aspak njohje e Kosovës apo sovraniteti të saj dhe se kjo është diçka e mbështetur plotësisht nga këshilltarët juridikë spanjollë”, tha Albares.

    Javën e kaluar u konfirmua Spanja njohu pasaportën e Kosovës, duke lejuar lëvizjen e lirë të kosovarëve edhe në këtë shtet, sikur në vendet tjera të zonës Schengen nga 1 janari 2024.

    A po bëhet gati Spanja që të njoh pavarësinë e Kosovës?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!