×
  • Lajme
  • Lajme / Selia e Shenjtë

    Presidentja Osmani dekreton hapjen e një Misioni Special të Kosovës në Vatikan

    Reporteri
    12 Janar 2024 | 16:27

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dekretuar hapjen e një Misioni Special në Selinë e Shenjtë, Vatikan.

    Osmani përmes rrjeti social Facebook, e ka quajtur këtë moment historik për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Vatikanit.

    “E nderuar të dekretoj zyrtarisht hapjen e Misionit Special të Kosovës në Selinë e Shenjtë, pas dy vitesh përpjekjesh intensive së bashku me lidershipin e Vatikanit. Ky është një moment historik i rëndësishëm për Kosovën dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet Kosovë-Vatikan të cilat ne jemi të përkushtuar t’i thellojmë”- ka shkruar Osmani.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte pritur në audiencë private në Selinë e Shenjtë nga Papa Françesku, më 23 janar 2023.

    Osmani i kishte kërkuar Papës njohjen e Kosovës nga Vatikani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!