×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet vendimi i Kushtetueses së Speciales për ankesën e Nasim Haradinajt

    Reporteri
    12 Janar 2024 | 18:08

    Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se është shtyrë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ankesën e Nasim Haradinajt pas konfirmimit të dënimit të tij me katër vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë në të tri shkallët e kësaj gjykate.

    Sipas njoftimit të DhSK-së, kjo shtyrje e vendimit është bërë për shkak të parashtrimeve shtesë të palëve.

    “Më 11 janar, Paneli i Gjykatës Kushtetuese i ngarkuar me referimin e Haradinajt, i dorëzuar në nëntor të vitit të kaluar, vendosi të shtyjë vendimin e tij në këtë çështje derisa të pranojë parashtrimet shtesë nga palët, përkatësisht parashtrimin e ZPS-së lidhur me referimin si dhe përgjigjen e saj ndaj kërkesës më të fundit të Haradinajt për pranimin e një prove të re.

    Tutje, në njoftim thuhet që mbrojtja ftohet që të dorëzojë përgjigjen e saj ndaj përgjigjes së ZPS-së, nëse dëshiron ta bëjë këtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!