Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, të cilës i ka kërkuar që të avokon për heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian.
Krasniqi theksoi se me Von Cramonin, mes tjerash, ka biseduar edhe për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vendin tonë, shkruan Reporteri.net.
“Sot, në Partinë Demokratike të Kosovës, takova raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Bashkë diskutuam për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vendin tonë, duke mos lënë anash as procesin e Integrimit evropian të Kosovës”, shkroi Krasniqi.
Krasniqi potencoi se ka falënderuar Von Cramonin për mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Evropian dhe ajo i kanë dhënë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ky është njoftimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.