×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet pa shenja jete i moshuari që ishte zhdukur në Istog

    Reporteri
    12 Janar 2024 | 19:36

    Është gjetur pa shenja jete i moshuari Musë Leskova nga fshati Bajicë e Istogut i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij më 10 janar. I njëjti u gjet nga FSK-ja mesditën e sotme.

    Trupi i pajetë rezultoi rreth 500 metra larg shtëpisë së viktimës, në afërsi të lumit Drini i Bardhë.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Personi është raportuar i zhdukur më 10 janar, sot më datë 12, rreth orës 15:00 është gjetur buzë lumit Drini i Bardhë, rreth 500 metra larg shtëpisë. Sot gjatë mesditës iu kanë bashkangjitur kërkimit edhe FSK-ja”, tha Gashi.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!