×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Viti 2024, për LDK-në, do të jetë vit i angazhimit në terren

    Reporteri
    12 Janar 2024 | 21:20

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar sot takimin e parë mobilizues me strukturat e degës së kësaj partie në Podujevë.

    Abdixhiku tha se viti 2024 për LDK-në do të jetë një vit i angazhimit në terren duke takuar qytetarët dhe strukturat e partisë që drejton.

    “Në Llap, në takimin e parë mobilizues me strukturat e Degës sonë në Podujevë. Takova Kryesinë e Degës, të gjithë kryetarët e nëndegëve dhe asambleistët tanë atje. I urova për një vit të mbarë. I falënderova për angazhimin e vazhdueshëm që ata dhe gjithë veprimtarët tjerë kanë. Viti 2024, për LDK-në, do të jetë vit i angazhimit në terren; në takime me qytetarë në të gjitha 877 nëndegët tona në Kosovë dhe Mërgatë”, thuhet në njoftim ndër të tjera.

    Shkrimi i plotë:
    Në Llap, në takimin e parë mobilizues me strukturat e Degës sonë në Podujevë. Takova Kryesinë e Degës, të gjithë kryetarët e nëndegëve dhe asambleistët tanë atje. I urova për një vit të mbarë. I falënderova për angazhimin e vazhdueshëm që ata dhe gjithë veprimtarët tjerë kanë.
    Viti 2024, për LDK-në, do të jetë vit i angazhimit në terren; në takime me qytetarë në të gjitha 877 nëndegët tona në Kosovë dhe Mërgatë.
    Nisëm me planifikim e aktiviteteve në Podujevë sot, do ta vazhdojmë në çdo qytet e çdo fshat; sepse Rruga e Re duhet të shpaloset në çdo anë. Dhe në këtë rrugëtim, Lidhja ka anëtarësinë e jashtëzakoknshme të saj.
    Ju faleminderit për punën e madhe.
    Na priftë e mbara në angazhimin përpara!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!