×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Sot ftohtë, temperaturat deri në minus 8 gradë

    Reporteri
    13 Janar 2024 | 7:55

    Mot i ftohtë do të mbajë sot dhe nesër në Kosovë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik.

    Sipas njoftimit, sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.Edhe të dielën parashihet të mbajë mot afërsisht i ngjashëm.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!