Një qytetar nga Gjakova raportohet i zhdukur, në nëntor ishte nisur në drejtim të Serbisë
Një person nga Gjakova është raportuar i zhdukur.
Ai sipas familjarëve të cilët e kanë paraqitur rastin në Polici, më 25 nëntor të vitit 2023 kishte dalë nga shtëpia dhe ishte nisur në Serbi dhe nga ajo ditë nuk kanë informacione për të.
Rasti është lajmëruar më 12 janar.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj që nga data 25.11.2023 ka dalë nga shtëpia dhe është nisur në drejtim të Serbisë dhe deri me tani nuk është kthyer dhe nuk ka njohuri se ku gjendet”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.