Një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës në fund të muajit do të udhëtojnë drejt Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit, e cila organizohet më 1 shkurt.
Janë disa deputete të pozitë dhe opozitës që do të marrin pjesë në këtë ceremoni.
Reporteri.net, mëson se deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca, anëtar edhe i Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka marrë ftesë të jetë në këtë ceremoni.
Në ftesë thuhet se pjesëmarrës do të jete edhe presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Joe Bide.
Kjo është ftesa e plotë:
Derisa Kryesia e Kuvendit ka vendosur disa kufizime për pjesëmarrje në këtë ceremoni.
Në mbledhjen e 20 nëntorit të vitit të kaluar, Kryesia e Kuvendit ka nxjerr një përfundim, i cili tregon se këtë ceremoni lejohet të marrin pjesë vetëm dy deputetë prej të njëjtës parti.
Në përfundimin, të cilin e ka siguruar gazeta, përmenden edhe detaje tjera.
“Në Lutjet e Mëngjesit të organizuar në Shtet e Bashkuara të Amerikës, të vitit 2024, lejohet të marrin pjesë deri në 2 deputetë nga secili Grup Parlament, dhe atë në periudhën prej datës 30 janar deri më 4 shkurt 2024”, thuhet në piken e parë të përfundimit.
Kurse, në piken e dytë tregohet se Kuvendit i Kosovës do t`i mbulojë shpenzimet vetëm për një deputet.
“Nga buxheti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbulohen shpenzimet e udhëtimit, të akomodimit, të pjesëmarrjes dhe mëditje, përveç shpenzimeve të pjesëmarrjes për deputetin e dytë, të cilat nuk do të mbulohen nga buxheti i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, është thënë në piken dy të përfundimit të Kryesisë së Kuvendit.
Historik i shkurtër për takimin tradicional “Lutjet e Mëngjesit”
Tradita e “Lutjeve të Mëngjesit” mbahet çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbahet të enjten e parë të muajit shkurt.
Në lutjet e përbashkëta mblidhen presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, anëtarë të Kongresit, politikanë amerikanë dhe udhëheqës ushtarakë, si dhe mysafirë nga qindra vende të botës.
Kjo traditë ka nisur nga koha e presidentit Dwight Eisenhower, më 1953. Senatori i atëhershëm Franck Carlson nga Kanzasi kishte ftuar spontanisht presidentin Eisenhower në Senat për një lutje të përbashkët për suksesin e Qeverisë.
Cilësohet si ngjarje e madhe vjetore, me mijëra të ftuar nga të paktën 100 vende të ndryshme. Përveç miqësisë, “Lutja e Mëngjesit” ofron mundësi të mjaftueshme për rrjetëzim ndërkombëtar midis liderëve.
Aty zhvillohen takime të ndryshme, dreka e darka, por ngjarja kryesore është mëngjesi i të enjtes, kur aty do të flasë edhe presidenti i SHBA-së.
Megjithatë, edhe për “Lutjet e Mëngjesit” janë hedhur kritika.
Kundërshtimet e zakonshme janë se mëngjesi krijon një rrugë të pasme për Presidentin dhe se paratë blejnë akses në takime të rëndësishme.
Historik i shkurtër për takimin tradicional “Lutjet e Mëngjesit”
Tradita e “Lutjeve të Mëngjesit” mbahet çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbahet të enjten e parë të muajit shkurt.
Në lutjet e përbashkëta mblidhen presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, anëtarë të Kongresit, politikanë amerikanë dhe udhëheqës ushtarakë, si dhe mysafirë nga qindra vende të botës.
Kjo traditë ka nisur nga koha e presidentit Dëight Eisenhoëer, më 1953. Senatori i atëhershëm Franck Carlson nga Kanzasi kishte ftuar spontanisht presidentin Eisenhoëer në Senat për një lutje të përbashkët për suksesin e Qeverisë.
Cilësohet si ngjarje e madhe vjetore, me mijëra të ftuar nga të paktën 100 vende të ndryshme. Përveç miqësisë, “Lutja e Mëngjesit” ofron mundësi të mjaftueshme për rrjetëzim ndërkombëtar midis liderëve.
Aty zhvillohen takime të ndryshme, dreka e darka, por ngjarja kryesore është mëngjesi i të enjtes, kur aty do të flasë edhe presidenti i SHBA-së.
Megjithatë, edhe për “Lutjet e Mëngjesit” janë hedhur kritika.
Kundërshtimet e zakonshme janë se mëngjesi krijon një rrugë të pasme për Presidentin dhe se paratë blejnë akses në takime të rëndësishme./Reporteri.net/