×
  • Lajme
  • Lajme

    Halimi i LDK-së: Kërcënimet e Serbisë kurrë nuk duhet të nënçmohen, por përfshirja e luftës në diskursin publik dëmton Kosovën

    Reporteri
    13 Janar 2024 | 13:02
    Zëdhënësja e LDK'së, Sibel Halimi

    Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka thënë se nuk duhet të nënçmohen kërcënimet e Serbisë.

    “Kërcënimet e Serbisë kurrë nuk duhet të nënçmohen, porse, përfshirja e luftës dendur në diskursin publik për qëllime populliste e konsum të brendshëm, nuk po e dëmton Serbinë, por fatkeqësisht imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Nuk ka fuqi kredibile financiare në botë që investon kapitalin e vet në një vend ku rreziku potencial për luftë është i lartë. Paqja, siguria e qytetarëve është duke u mbikëqyrë nga aleatët tanë të NATO-s, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës“.

    Tutje Halimi ka shtuar se Kosova duhet ta ndërtojë një tregim paqeje por siç thotë ajo me mendësi politike të VV-së, ky tregim perceptohet si i zymtë dhe me mundësi shpërthyese.

    “Kosova duhet ta ndërtojë një tregim paqeje e prosperiteti, por fatkeqësisht me këtë mendësi politike të VV-së, ky tregim perceptohet si i zymtë dhe me mundësi shpërthyese. Përhapja e panikës së luftës, me qëllim që qytetarët tanë të mos kërkojnë zhvillim e mirëqenie, por të mjaftohen me paqen, në planin afatgjatë do të ketë pasoja të mëdha për vendin”./Reporteri.net/

    Pajisja e Policisë me armë të gjata: “Meritat e Prindonit për Osmanin”, deklarata e Sveçlës dhe reagimi i Serbisë

    Ministria e Mbrojtjes: Gjatë këtyre dy vjetëve jemi të përqendruar në blerje moderne të armatimit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!