×
  • Lajme
  • Botë

    Tajvani me president të ri, kundërshtar i ashpër i Kinës

    Reporteri
    13 Janar 2024 | 14:06

    Presidenti i ri tajvanez është Lai Ching-te i partisë në pushtet DPP, i cili ishte njohur për mbrojtjen e identitetit të veçantë të Tajvanit dhe refuzimin e pretendimeve territoriale të Kinës.

    Kandidati i partisë kryesore opozitare të Tajvanit Kuomintang (KMT), Hou Yu-ih, ka pranuar humbjen në zgjedhje.

    Partia Progresive Demokratike e Lait, e cila mbron identitetin e veçantë të Tajvanit dhe hedh poshtë pretendimet territoriale të Kinës, kërkoi një mandat të tretë, të paprecedentë në sistemin aktual zgjedhor tajvanez, raporton bbc.

    Lai u përball me dy kundërshtarë për presidencën – Hou i KMT dhe ish-kryebashkiaku i Taipeit, Ko Wen i Partisë së vogël Popullore të Tajvanit, e themeluar vetëm në vitin 2019.

    Duke folur me gazetarët në qytetin jugor të Tainanit përpara votimit, Lai inkurajoi njerëzit të votojnë.

    “Çdo votë vlerësohet, sepse kjo është demokracia e Tajvanit e fituar me vështirësi”, tha ai.

    Në prag të zgjedhjeve, Kina e ka akuzuar vazhdimisht Lain si një separatist të rrezikshëm dhe ka refuzuar me këmbëngulje ftesat e përsëritura për bisedime.

    Gjatë fushatës, Lai theksoi se ai “është i përkushtuar për të ruajtur paqen në të gjithë ngushticën e Tajvanit dhe për të forcuar mbrojtjen e ishullit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!