×
  • Lajme
  • Lajme / Ish-ambasadori i OSBE-së

    Wiliam Walker shpallet qytetar nderi nga Komuna e Vitisë

    Reporteri
    13 Janar 2024 | 14:30

    Komuna e Vitisë ka shpallur qytetar nderi, ish-ambasadorin e OSBE-së, dhe diplomatin, William G. Walker, shkruan Reporteri.net.

    Kontributi i tij i lartë u konsiderua i veçante në këtë komunë, ku përveç nga zyrtarët komunalë u prit edhe nga qytetarë.

    Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, me këtë rast tha se historia e Reçakut nuk do të ishte e njohur pa ndihmën e madhe të Walkerit, shkruan Reporteri.net.

    “Ai së bashku me ekipin e tij mori një qëndrim të paanshëm ndaj të vërtetës”, tha Haliti.

    Kryetari Haliti i dha çelësin e qytetit të Vitisë ambasadorit Walker.

    Pas kësaj, pritet të ketë një ceremoni për zbulimin e një busti të Walkerit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!