×
  • Lajme
  • Lajme / Stërvitje 72-orëshe

    Ushtritë e Kosovës dhe Shqipërisë kryejnë stërvitje për reagim në luftim

    Reporteri
    13 Janar 2024 | 14:54

    Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë (FASH) kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando.

    Në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e Forcave të Armatosura u sforcuan fizikisht dhe psikologjikisht në një terren dhe kushte aspak të lehta për të simuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci.

    Me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje ushtarakët e FSK-së treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje.“Gjithmonë krenar me ushtarakët tanë”, shkruan Maqedonci në Facebook./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!