×
  • Lajme
  • Lajme

    Diplomatët e lartë takohen në Davos për ‘formulën e paqes’ në Ukrainë

    Reporteri
    14 Janar 2024 | 15:04

    Ukraina e ka shtyrë përpara formulën e saj të paqes për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare me Rusinë me një takim të këshilltarëve të sigurisë kombëtare nga e gjithë bota të dielën në Davos të Zvicrës.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili është planifikuar të flasë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos më vonë gjatë javës, nuk ishte në sesionin hapës të mëngjesit, i cili përfshinte 81 pjesëmarrës nga vende dhe organizata ndërkombëtare.

    Zelensky u përfaqësua nga shefi i tij i shtabit Andriy Yermak në bisedimet e së dielës, ku morën pjesë edhe SHBA. Përfaqësuesja speciale për Rimëkëmbjen Ekonomike të Ukrainës Penny Pritzker, si dhe James O’Brien, Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, raporton Reuters.

    Ndërsa shqetësimet rriten për vazhdimin e mbështetjes amerikane për luftën në Ukrainë gjatë një viti zgjedhor, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken pritet që të dy t’i drejtohen këtij forumi, i cili zyrtarisht fillon të hënën në mbrëmje.

     

     

    Stano: Nuk është planifikuar takim Kurti-Vuçiq në Zvicër

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!