×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Koleksionuesi i video-kasetave për krimet e luftës në Kosovë, kërcënohet nga Serbia

    Reporteri
    14 Janar 2024 | 18:18

    Koleksionuesi i mijëra video-kasetave për krimet serbe, Esat Shala është kërcënuar nga Serbia.

    Kështu ka bërë të ditur vet Shala përmes një postimi në Facebook.

    “Një shtet i tërë në këmb kundër një njëriu qe i ka vetëm 35 vjetë.
    President dhe gjeneral serb duke bërë planin për arrestimin dhe zhdukjen time.
    Ktu është komplet emisioni qe është mbajt dje”, ka shkruar Shala, ndërsa ka publikuar dhe një video ku presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, flet për të.

    Edhe kryetari i shoqatës së Invalidëve të luftës, Xhevdet Qeriqi, përmes një shkrimi, se puna e Esat Shalës puna e tij po i pengon organeve të sigurimit serb dhe presidentit të këtij vendi.

    Njëherit ai thekson se “ka filluar mobilizimi për ta penguar punën e tij, duke mos përjashtuar edhe eliminimin e tij”.

    Qeriqi kërkon nga organet e rendit që Esatit t’i ofrohet siguri më e madhe.

    “Esat Shala, i cili është vëllai i dëshmorës të kombit, Luljeta Shala, qenka kërcënuar hapur nga organet e sigurimi shtetëror të Serbisë. Esati qe disa vite është duke punuar maksimalisht për dokumentimin e krimeve serbe të kryera në Kosovë gjatë periudhës të luftës të vitit 1998-99. Esati po bënë një punë vullnetare që ti publikoj të gjitha krimet, torturat dhe masakrat të cilat i ka kryer aparati shtetëror i Serbisë. E kjo po shihet se është duke ju penguar organeve të sigurimit serb dhe presidentit të këtij vendi. Andaj paskan filluar që të mobilizohen për ta penguar punën e jashtzakonshme të Esatit, duke mos përjashtuar edhe eliminimin e tij. Ata paskan përgatitur edhe skica dhe lokacione ku në mesin e kësaj skice shihet edhe emri i Esatit”.

    Qeriqi thotë se e kemi obligim të gjithë, e në veçanti Organet e Sigurisë të Kosovës ti ofrojnë një siguri më të madhe, Esat Shalës.

    “Esati, ka nevojë që ta mbrojmë të gjithë, dhe ta mbështesim në rrugëtimin e tij të drejtë. Mbështetja dhe ofrimi i sigurisë për, Esatin, është shumë e rëndësishme për ne dhe për vendin tonë”, shkruan Qeriqi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!