Të paktën dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Brod të Shtërpcës.
Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli ka deklaruar se pos të lënduarve ka edhe dëme materiale.
“Rreth orës 17:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në aksin rrugor Fusha e Pajtimit-Shtërpcë, në fshatin Brod të Shtërpcës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Veç dëmeve materiale në automjete, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Veseli.
Ai gjithashtu ka njoftuar se njësitet e trafikut kanë dalë menjëherë në vendin ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin se si ka ardhur deri te aksidenti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.