×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika kreut të Prishtinës

    Jeta Statovci: Përparim Rama të bëj zgjidhje për komunikacionin fillimisht, pastaj të merret me sheshet

    Reporteri
    14 Janar 2024 | 21:00

    Deputetja Jeta Statovci ka kritikuar planet e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për të bërë shesh rrugën “Xhorxh Bush”.

    Ajo përmes një shënimi në Facebook ka shkruar se gjysma e mandatit shkoi, por qytetari i Prishtinës mbetet ende me vizatime 3D, e me probleme më shumë.

    “Plani i kryetarit aktual të Prishtinës që e shpalosi, është projekti më i gabuar i mundshëm sepse ai, do të nënkuptonte paralizën totale të trafikut në Prishtinë dhe poashtu qindra miliona të humbura kot të buxhetit. Rruga “George Bush” ka qenë një minimum frymëmarrje për komunikacionin, arterie bazike, meqë nuk duhet harruar, se Prishtina është e koncentruar shumë në këtë zonë, si me institucione, me qendra kulturore e arti, me biznese, banim etj.”, ka shkruar Statovci.

    Ajo thotë se do të ishte me interes të prezantoheshin para qytetareve rrugë nëntokësore të makinave që siguron kyçje të rrugës “Luan Haradinaj” me atë “Garibaldi e më tutje me rrugën “George Bush”.

    Postimi i saj i plotë:

    🔵 ZGJIDHJE PËR KOMUNIKACIONIN FILLIMISHT, PASTAJ SHESHET.

    Gjysme mandati shkoi, por qytetari i Prishtines mbetet ende me vizatime 3D, e me probleme më shumë.
    Plani i kryetarit aktual të Prishtinës që e shpalosi, është projekti më i gabuar i mundshëm sepse ai, do të nënkuptonte paralizën totale të trafikut në Prishtinë dhe poashtu qindra miliona të humbura kot të buxhetit. Rruga “George Bush” ka qenë një minimum frymëmarrje për komunikacionin, arterie bazike, meqë nuk duhet harruar, se Prishtina është e koncentruar shumë në këtë zonë, i me institucione, me qendra kulturore e arti, me biznese, banim etj.

    Do të ishte me interes të prezantoheshin para qytetareve rrugë nëntokësore të makinave që siguron kyçje të rrugës “Luan Haradinaj” me atë “Garibaldi e më tutje me rrugën “George Bush”.

    Vetëm pasi të ishin realizuar këto investime nëntokësore në zhbllokimin e trafikut, do të mund të mendohej për kthimin e asaj pjese në shesh të zgjatur.

    Sot, qytetaret të shqetësuar biseduan për veshtirësitë e shtuara sëfundmi. Bizneset po mbyllen në atë pjesë, bllokim i mobilitetit në qytet pa rruge të reja, kyçje te reja, apo alternativa te trafikut urban.

    Kryetari duhet të reflektojë e të mos e bllokoj qytetin me projekte pa rend, pa analizë e të dëmshme për secilin njeri që përdorë komunikacionin në Prishtinë. E këta të fundit, janë shumë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!