×
  • Lajme
  • Lajme / Përplasje

    Kryetari i Gjilanit thotë se po e renovon Palestrën, Lutfi Haziri i thotë se po bën komedi

    Reporteri
    14 Janar 2024 | 22:40

    Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar të dielën një status në Facebook, ku ka thënë janë 7 projekte në shtatë javë.

    Po ashtu ai ka përmendur edhe rinovimin e Palestrës së Sportit”.

    ”Rinovimi i plotë i Palestrës së Sportit “Bashkim Selishta – Petriti” – 2,3mil € Ky projekt përfshin rinovimin e plotë të palestrës së sporteve. Rinovim i tërësishëm brenda. Sistemi i ngrohjes, klimatizimit dhe ajrosjes. Dyshemeja, çatia, dhomat e ndërrimeve, nyjet sanitare, dyert dhe dritaret etj.; Rimodelim i hapësirës së jashtme. Shtegu i vrapimit. Tribuna të mbuluara. Hapësira parkingu. Byfe e re. Nga planet për Partneritet Publiko Privat me HOTEL në pronë publike nga e kaluara, në Palestër Sportive tërësisht të rinovuar në shërbim të sportistëve e sportdashësve”, ka shkruar Hyseni.

    Ndaj tij, ka reaguar Lutfi Haziri, ish-kryetar i Gjilani, duke e quajtur Hysenin si “administrator” e jo si krytetar.

    Madje Haziri ka thënë se Hyseni po tallet me qytetarët e Gjilanit, duke thënë se “janë 7 dështime dhe ofendime”.

    ”Pas projektit të “Qendrës Kulturore” kundërligjshëm dhe në pronë të sportistëve, sot Administratori i Gjilanit paska paraqitur nje projekt të ri për Palestren e Sporteve në Gjilan. Ky qe i ka degraduar projektet ekzistuese e të nisura si projektin e Stadiumit të Qytetit dhe projektin e Palestres Sportive në Zhegër, e paska zgjedhur këtë ditë vikendi për të bërë një komedi përmes rrjeteve sociale për qytetarët e Gjilanit. 7 javë, 7 dështime, 7 ofendime për gjilanasit”, ka shkruar Haziri.

    Hyseni kishte arritur të fitonte zgjedhjet kundrejt Hysenit në vitin 2021 përmes balotazhit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!