×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidentohet një 15-vjeçar në Korçë që po voziste makinën

    Reporteri
    14 Janar 2024 | 23:43

    Një 15-vjeçar në Korçë po drejtonte makinën dhe ka humbur kontrollin e saj, duke dalë kështu nga rruga.

    Për pasojë është lënduar një 13-vjeçar i cili ishte pasagjer në mjetin e drejtuar nga 15-vjeçari, shkruan Euronews.al.

    “Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi në rrugën “Korçë-Mborje”, pranë degëzimit për në Malin e Moravës, ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!