×
  • Sport
  • Sport

    E panë që nuk kanë fuqi me këmbë, serbët nxjerrin tanket para stadiumit

    Reporteri
    27 Gusht 2019 | 19:46

    Tifozët e Crvena Zvezdës kanë shkaktuar skandalin e radhës, kësaj here kanë vendosur një tank ushtarak pranë stadiumit të tyre.


    Vendosja e tankut ka ndodhur para ndeshjes së kthimit në play-off të Ligës së Kampionëve kundër klubit zviceran, Young Boys.

    Tanku i llojit T-55, i blerë nga depoja ushtarake, është parkuar pranë stadiumit si “atraksion”, sipas klubit serb.

    Ky veprim ka shkaktuar reagimin e Kroacisë, i cili shtet ka vlerësuar se vendosja e tankut, simbolizon sulmin e forcave serbe në qytetin Vukovar në fillim të Luftës Kroate për Pavarësi në vitet 1990-ta.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!