Ka shkuar në mbi 8500 numri i ndjekësve të gazetës online Reporteri.net që deri më tani kanë votuar në sondazhin online të hapur në faqen e mediumit në Facebook, me pyetjen “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, për kë do të votonit?”.
Befasi e këtij sondazhi, deri më tash, është Lidhja Demokratike e Kosovës. Partia e Lumir Abdixhikut po prinë në këtë sondazh, me 46% të votave në facebook.
Shumë larg me përqindje, pas LDK, radhitet Lëvizja Vetëvendosje. Partia e kryeministrit Albin Kurti del me 32% të votuesve në sondazhin online të gazetës online Reporteri.net.
Të tretet në këtë sondazh, aktualisht janë koalicioni AAK/NISMA me 14%. Të fundit, PDK me vetëm 7%.
Sondazhi po vazhdon. Rezultatet po ndryshojnë shpejtë, dhe ne, gjatë 24 orëve të ardhshme, do t’ju mbajmë të përditësuar me rezultatet e sondazhit online.
Ndryshe, sonte faqja e “Reporteri” është shndërruar në “popular now” në Facebook, pasi ky sondazh është “trend” dhe ajo se çfarë po flitet më së shumti në rrejte sociale këtë mbrëmje.
VËMENDJE: Pjesëmarrës/votues në këtë sondazh online janë ‘users’ të regjistruar në Facebook dhe që ndjekin faqen “Reporteri” në Facebook. Vërtetësia e tyre mbetet e paverifikuar, sikurse edhe sondazhi online dhe rezultatet e tij nuk pretendojnë se janë kredibile dhe as se janë të zhvilluara sipas formulave dhe teknikave shkencore të matjeve të opinionit publik/sondazheve.


