Moti i keq që që ka mbizotëruar ditën e sotme edhe në 7 bashkitë e Qarkut të Elbasanit, ka krijuar probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike, në shumicën e fshatrave malorë të bashkive Elbasan, Prrenjas, Gramsh e Librazhd.
Në këto zona, era e fortë dhe reshjet e dendura të dëborës kanë dëmtuar pjesë të konsiderueshme të rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike si edhe mjaft shtylla të tensionit të mesëm, duke lënë pa energji disa fshatra.
Trashësia e dëborës mbrëmjen e kësaj të shtune në disa fshatra malorë të këtij qarku ka arritur të paktën 40 cm.
Në Bashkinë e Librazhdit për shkak të trashësisë së madhe të dëborës janë bllokuar rrugët në fshatin Kostenjë në Njësinë Administrative Lunik, në Qafë Dardhë, në Njësinë Adminitrative Polis, në Qarrishtë në Njësinë Administrative Qendër, në Lagjen Mali i Xhyrës të Njësisë Administrative Hotolisht.
Në bashkinë e Librazhdit segmenti i rrugës Lunik-Steblevë aktualisht i kalueshëm vetëm me zinxhirë./euronews
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.