Bashkëshortja, djali dhe vjehrra e yllit amerikan të bejsbollit, Blake Bivens, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Virginia të martën mbrëma, njofton policia.
Kunati i Bivens, Matthew Bernard, është arrestuar pas tragjedisë dhe është ngarkuar me tri akuza për vrasje të shkalles së parë, transmeton Express.
Bernard, 18-vjeçar, u gjet duke ikur i zhveshur pranë shtëpisë në Pittsylvania County, njoftojnë zyrtarët amerikanë.
Bivens, lojtar i Tampa Bay Rays në Major League Baseball, ndodhej në Alabama në momentin e tragjedisë.
Ai pritej të luante për Montgomery Biscuits në Minor League Baseball. Por, kjo ndeshje është shtyrë në shenjë respekti për të.
Në një komunikatë, klubi i tij Tampa Bay Rays ka thënë: “Tragjedia e Blake na i ka thyer zemrat. Ne po mbajmë zi me të dhe do ta përkrahim atë në çdo mënyrë që mundemi”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.