Portieri boshnjak Asmir Begoviq është lodhur duke dëgjuar ofendime dhe abuzime në tribunat e stadiumeve të Premierligës dhe si pasojë nuk do t’i dërgojë fëmijët e vet për të shikuar ndeshje.
Portieri i Bournemouth, Asmir Begoviq, ka zbuluar se refuzon t’i dërgojë fëmijët në ndeshje futbolli për shkak të ofendimeve të tmerrshme që janë të zakonshme në ditët e ndeshjeve.
32-vjeçari e ka kaluar shumicën e dekadës së fundit në futbollin anglez me Stoke City, Chelsea dhe tani me Bournemouth.
Edhe pse bukën e gojës e fiton duke luajtur futboll, ai e pranon se është e vështirë ta shijosh futbollin si spektator.
“Në shumicën e ngjarjeve sportive, 50 mijë njerëz nuk e quajnë gjyqtarin ‘mut’”, tha Begoviq për Athletic.
“Unë i shikoj të gjitha sportet e tjera, dhe dëgjoj shumë komente abuzive. Në futboll, mijëra persona mblidhen për ta quajtur dike me emra të ndryshëm”, shtoi ai.
“Atmosfera e futbollit është e turpshme, e ulët. Unë nuk i dërgoj fëmijët për të parë ndeshje. As vetë nuk shkoj, përveç nëse duhet ta shikoj ndonjë shok, por edhe në këtë rast nuk ulem me tifozët”, theksoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.