×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Francës për Shqipërinë: Janë ende në garë, s’është lehtë të luash ndaj tyre

    Reporteri
    29 Gusht 2019 | 16:37

    Kombëtarja e Shqipërisë po përgatitet për dy ndeshjet e radhës në muajin shtator.


    Kuqezinjtë do të përballen me Islandën dhe Francën, derisa kjo e fundit ka publikuar edhe listën e futbollistëve të grumbulluar.

    Për Kombëtaren e Shqipërisë një koment e ka dhënë edhe përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps.

    “Është një kundërshtar, që ne e respektojmë. Me gjashtë pikë, Shqipëria është akoma në garë”, tha fillimisht Deschamps.

    Tekniku francez deklaroi se ndaj Shqipërisë nuk është e lehtë të luhet, pasi kanë një mbrojtje të mirë.

    “Ata kanë një organizim specifik, me tre mbrojtës qendrorë. Është një kundërshtar, ndaj të cilit nuk është e lehtë për të luajtur”.

    “Sidomos në shtëpi, është edhe më e vështirë ndaj tyre. Ne do ta përgatisim këtë ndeshje me seriozitet dhe përqendrim maksimal”, ka deklaruar Deschamps, transmeton Telegrafi.com.

    Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 7 shtator me fillim nga ora 20:45.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!