×
  • Lajme
  • Shqipëria / Video

    Vetura rrokulliset në ara dhe shpërthen në flakë në Elbasan, nëna e një nga binjaket në gjendje të rëndë

    Reporteri
    11 Shkurt 2024 | 19:23

    Një nënë me dy vajzat binjake ka shpëtuar mrekullisht pas një aksidenti në fshatin Dragot në aksin Belsh-Kuçovë.

    Makina me të cilën udhëtonte familja Metaj, ka dalë nga rruga dhe pasi u përmbys në një tokë arë shpërtheu në flakë.

    Qytetarë të tjerë të rastit kanë ndaluar duke bërë mrekulli. Ata vrapuan dhe nxorrën në kohë nënën me fëmijët përpara se makina e tyre të përpihet nga flakët.

    Katër të plagosurit me plagë në kokë, ndodhen në Spitalin e Beratit ku në gjendje të rëndë është nëna dhe një nga vajzat binjake 8 vjeçe.

    Nga spitali i Beratit mësohet se të plagosurit po mbahen nën monitorim.

    /Shqiptarja.com/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!